Seminar Besimi:Parametrat e Themelit të besimit

From eagle-rock.org
Revision as of 22:13, 20 December 2019 by Mario (talk | contribs)
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Gjithmonë krijimeve të Zotit i bashkëngjiten numrat. Në nivelin e atomeve, elementët dallojnë sepse secili prej tyre ka një numër të saktë por të ndryshëm të grimcave. Një foshnjë rritet në barkun e nënës për një periudhë prej 40 javësh. Një farë e një bimë mbin në një periudhë të caktuar kohore. Një pemë rritet në moshën madhore në një kohë mjaft të caktuar. Zoti krijoi kohën dhe hapësirën dhe me kohën dhe hapësirën, numrat janë gjithnjë të lidhur.
This is section 4 of the Seminar Faith. Comments or questions are appreciated. You can also write to John Eagles.
This is a translation into Albanian by Mario, from the English article Seminar Faith:Parameters of the Foundation of Faith by John Eagles.

Parametrat e themelit të besimit janë:

  • Periudhat kohore
  • Hapësira ose vendi i ofrimit
  • Numrat
  • Objektet e ofrimit

Ka një thënie' Praktiko atë që thua '... Kur flet është që të bësh vullnetin e Zotit... Praktika duhet të vij pas fjalëve... Bërja e detyrës suaj dhe diçka akoma më shumë ... Besimi i paraprin gjithmonë veprimit tonë ... Dhe veprimet bëhen në hapësirë dhe kohë ... Një numër veprash të mira që i pëlqejn Zotit ... Është ajo që e bën besimin tonë sublim ...

Parametrat e Themelit të Besimit

Të krijosh një themel besimi do të thotë të restuarosh pjesën më të brendshme të qenies tënde, do të thotë të forcosh marrëdhënien tënde me Zotin. Ne jemi qenie të krijuara, kështu që kur ndërtojmë besim në vetvete, ne e bëjmë veten krijim më origjinal të Zotit.

Ne nuk mund të mos jetojmë në botën e krijimit. Ne jemi thjesht qenie të krijuara. Prandaj, ne rikrijojmë veten në botën e krijimit ku ne bëjm pjesë. Prandaj, një themel i besimit bëhet gjithmonë në lidhje me themelet e ekzistencës sonë të krijuar.

Sepse është Zoti që na krijoi ne, është gjithashtu Zoti që futi brënda nesh qëllimin e ekzistencës sonë. Të bësh një themel besimi do të thotë të kuptosh më thellë qëllimin për të cilin Zoti na krijoi. Do të thotë të jemi në përputhje me planet e Zotit për jetën tonë.

Kur Zoti krijoi kozmosin, Zoti krijoi kohën, hapësirën dhe numrat dhe në ato dimensione të ekzistencës, gjërat dhe qeniet e gjalla u krijuan. Zoti gjithashtu na dha lirinë të zhvillohemi. Ne nuk u bëmë si robotë që mund të ndjekin vetëm udhëzimet e ndërtuara. Zoti na dha lirinë që të krijonim dhe të ri-krijojmë përsëri veten. Thelbi i të bërit një themel besimi është që ne krijojmë dhe rikrijojmë veten tone si qenie njerëzore të dashur nga Zoti dhe që qëndrojnë në marrëdhënien më të ngushtë me Zotin.

Ashtu si të gjitha krijimet e Zotit u krijuan në dimensionet e kohës dhe hapësirës, dhe të gjitha krijimet kanë numra të bashkangjitur, ashtu edhe rikrijimi ynë mund të bëhet vetëm duke marrë parasysh kohën, hapësirën dhe numrat.

Objektet e ofrimit

Në themelin e besimit na kërkohet t'i sjellim Zotit një ofrim. Ka një objekti ofrimi. Cili është objekti i ofrimit? Ofrimi është një shprehje e dashurisë që kemi për Zotin. Një buzëqeshje që i jepni një personi është një ofrim dashurie. Gjithashtu një gjë, një dhuratë e dhënë, mund të jetë një ofrim dashurie. Ne i ofrojmë Zotit, kjo do të thotë që i shprehim dashurinë tonë Perëndisë. Objekti i ofrimit përfaqëson dashurinë tonë ndaj Zotit. Duke i ofruar Zotit ne themi: "Zot, të dua".

Siç është e vërtetë në botën njerëzore, objektet e ofrimeve mund të jenë të llojeve të ndryshme. Kur dëshirojmë të rrisim besimin, duhet të punojmë për ndërtimin e një themeli besimi. Vetëm Zoti e di se çfarë ofertash duhet të bëjm në një periudhë të caktuar në jetën tonë. Zoti është Krijuesi ynë dhe Zoti planifikoi se si duhet të jemi dhe të bëhemi. Duke i sjellë një ofrim Zotit, ne i përgjigjemi thirrjes së Zotit për të rikrijuar ose krijuar vetveten në mënyrën si e parashikoi Zoti për ne.

Ofrimet për Zotin mund të jenë gjëra që i kushtohen Zotit. Ato gjithashtu mund të jenë veprime që i ofrohen Zotit. Një lutje mund të jetë objekti i ofrimit te Zoti. Më vonë në këtë seminar do të flasim më shumë rreth asaj se si ofrimet duhet të bëhen në një mënyrë të pranueshme.

Periudhat e kohës

Për shkak se qëllimi i themelit të besimit është të resturojmë veten si qenie origjinale, të rikrijojmë veten sipas pëlqimit të Zotit, gjithmonë përfshihet një periudhë kohore. Të gjitha gjërat ekzistuese u krijuan me kalimin e kohës. Një yll formohet me kalimin e kohës. Një bimë rritet me kalimin e kohës. Të gjitha gjërat zhvillohen me kalimin e kohës dhe të gjitha qeniet e gjalla rriten me kalimin e kohës.

Cili do të ishte kuptimi i dashurisë nëse nuk do të jepej gjatë një periudhe kohe? Për shembull, një buzëqeshje mund të jetë një shprehje dashurie, por është e qartë se ka një ndryshim midis një buzëqeshje të dhënë për një fraksion të sekondës dhe një buzëqeshje që zgjat për një orë. Ka një periudhë të përshtatshme kohore për çdo ofrim.

Kur ndërtoni një tempull për Zotin, një gjë e tillë nuk mund të bëhet brenda disa ditësh. Kur i ofroni Zotit studimin dhe mësimin tuaj për parimet e Zotit, keni nevojë për vite para se të mund të arrini ndonjë rezultat të kënaqshëm.

Zoti krijoi kohën për qëllimin e krijimit dhe rritjes dhe zhvillimit. Ne rritemi me kalimin e kohës. Gjithashtu themeli i besimit zgjerohet me kalimin e kohës. Çdo ofrim që i sjellim Zotit duhet të mbajë një periudhë të paracaktuar kohore.

Vendi i ofrimit

Gjithashtu hapësira, ose vendndodhja ku sjellim ofrimin është e rëndësishme. Ju nuk mund ta paraqisni dhuratën tuaj një mbreti apo mbretëreshe duke pritur që ai ose ajo të vinjnë tek ju në një vend të leckosur. Në vend të kësaj, ju visheni dhe shkoni në pallatin ku ju ofroni dhuratën tuaj, zakonisht në një tryezë ofrimesh.

Në një ambient fetar, ofrimet shpesh sillen në një altar të ngritur në një vend të shenjtë ose në një tempull. Ju ofroni lutjet tuaja mundësisht në një dhomë kushtuar lutjes ose ju shkoni jashtë në natyrë. Ndonjëherë mund të ofrohet një lutje për të pastruar një vend të ndyrë shpirtërisht. Sidoqoftë, vendndodhja ose hapësira ku përgatisni dhe ofroni një ofrim për themelin e besimit është e rëndësishme.

Numrat

Gjithmonë krijimeve të Zotit i bashkëngjiten numrat. Në nivelin e atomeve, elementët dallojnë sepse secili prej tyre ka një numër të saktë por të ndryshëm të grimcave. Një foshnjë rritet në barkun e nënës për një periudhë prej 40 javësh. Një farë e një bimë mbin në një periudhë të caktuar kohore. Një pemë rritet në moshën madhore në një kohë mjaft të caktuar. Zoti krijoi kohën dhe hapësirën dhe me kohën dhe hapësirën, numrat janë gjithnjë të lidhur.

Numrat kanë kuptim. Për shembull, numri 40 përdoret për një periudhë të ndarjes nga e keqja. Këtu nuk do të thellohemi në kuptimin specifik të numrave të ndryshëm, por kur Zoti ju kërkon të përgatisni një ofrim për themelin e besimit, gjithmonë duhet ta bëni këtë për një periudhë të caktuar kohore, për shembull 40 ditë, ose 21 javë, ose shtatë vjet etj.

Gjithashtu edhe objekteve të ofrimit i bashkëngjiten numrat. Kur dëshironi të ndërtoni një shtëpi fizike, mund t'ju duhet disa mijëra tulla. Kur montoni cfarëdo pajisje, keni nevojë për një numër pjesësh. Èshtë e njëjta gjë për jetën e brendshme. Kur i ofroni Zotit mësimin tuaj për tekstet fetare, mund të lexoni një numër faqesh në ditë. Jezui i ofroi Zotit 12 dishepuj. Familja e Jakobit ishte themeli i 12 fiseve të Izraelit të cilat iu ofrruan Zotit. E kështu me radhë...

Earth Drum Sacred Spirit, this is a temporary file, will be replaced by a podcast:


Detyra

Detyrat janë veprimtari fakultative që mund të ndihmojnë të arrish një kuptim më të thellë të temës të ketij seksioni të seminarit.
  1. Përpiquni të renditni ofrimet tuaja të besimit më kuptimplota ndaj Zotit.
  2. Shikoni ndryshimet e rëndësishme në jetën tuaj dhe studioni se çfarë keni bërë në periudhën kohore prej 40 ditësh, javësh, ose muajsh, ose vite para kësaj. Shihni nëse mund të kuptoni një lidhje.

Për lexim të mëtejshëm

Artikuj të tjerë në ERW që kanë të bëjnë me përmbajtjen e këtij seksioni të seminarit.

Çfarë duhet të mbash mend

  1. Parametrat e Themelit të Besimit: Periudhat kohore, Hapësira ose vendndodhja e ofrimit, Numrat, objektet e ofrimit.
  2. Të bësh një themel besimi do të thotë të restaurosh pjesën më të brendshme të qenies tënde, do të thotë të forcosh marrëdhënien tënde me Zotin.
  3. Ne jemi qenie të krijuara. Prandaj, ne rikrijojmë veten në botën e krijimit ku ne bëjm pjesë. Prandaj, një themel i besimit bëhet gjithmonë në lidhje me themelet e ekzistencës sonë të krijuar.
  4. Zoti futi tek ne qëllimin e ekzistencës sonë. Të bësh një themel besimi do të thotë të kuptosh më thellë qëllimin për të cilin Zoti na krijoi.
  5. Zoti na dha lirinë për të krijuar dhe rikrijuar veten. Thelbi i krijimit të një themeli besimi është që ne krijojmë dhe rikrijojmë veten si qenie njerëzore të dashur nga Zoti.
  6. Të gjitha krijimet e Zotit janë krijuar në dimensionet e kohës dhe hapësirës, dhe të gjitha krijimet kanë numra të bashkangjitur, kështu që edhe rikrijimi ynë mund të bëhet vetëm duke marrë parasysh kohën, hapësirën dhe numrat.
  7. Objektet e ofrimeve mund të jenë të llojeve të ndryshme.

Kthehu mbrapa

Seksioni tjetër

Komente

You need to be logged into your Facebook account to post comments