Dhe kur merr përgjige nga Zoti
- This page is part of an ERW course: Internal Guidance - Prayer.
- By John Eagles, May 8, 2008.
- This is a translation into Albanian by Mario, from the English article And when you get answer from God by John Eagles.
Lutja ndaj Zotit është të hapësh veten para Zotit dhe për gjithçka që vjen nga Zoti.
Lutja është ta vendosni veten në lidhje me Krijuesin dhe ta vendosni veten në pozicionin e duhur në lidhje me Zotin. Pozicioni që ne marrim është i të krijuarit , i atij të dashur nga Zoti, i atij që është i gatshëm të bëjë vullnetin e Zotit.
Kur luteni, duhet të harroni të gjitha njohuritë tuaja, gjithçka që keni mësuar ndonjëherë. Kur Zoti ju flet, cila është vlera e asaj që dini në lidhje me Zotin që i di të gjitha?
Të lutesh është të duash të heqësh dorë nga të gjitha idetë e paracaktuara, sepse Zoti do të përtërij mendjen tënde, do ta pastrojë dhe do të sjellë dritë në qoshet më të errëta të qenies tënde.
Imagjinoni këtë: Zoti është qenia më e madhe e universit. Krahasuar me Zotin, mbretërit më të fuqishëm dhe shenjtorët më fisnikë dhe shkencëtarët më të zgjuar janë të gjithë fëmijë të vegjël. Ju mund të takoni Zotin! Sa e mrekullueshme dhe madhështore është kjo. Kur realizojmë kuptimin e lutjes, domethënien e takimit me Zotin, mund të na bëjë të mbushemi me mrekulli dhe habi, me dëshirën më të thellë të dashurisë, me qetësi dhe mirënjohje.
Zoti e krijoi këtë univers dhe i di të gjitha parimet. Zoti e njeh çdo person dhe di gjithçka që keni përjetuar ndonjëherë. Zoti e di destinacionin dhe të ardhmen tuaj dhe do t'ju tregojë se çfarë të bëni në jetë. Zoti gjithashtu do t'ju ndihmojë me ato që mund t'ju duken pyetjet dhe problemet më të vogla, gjëra të thjeshta si për shembull cfare duhet të hani sot dhe si duhet ta mbushni ditën tuaj, ose ku dhe nëse duhet të shkoni me pushime, kë duhet ose nuk duhet të takoni. Zoti do t'i tregojë të gjitha nëse shqetësoheni vetëm të kërkoni dhe jeni gati të dëgjoni.
Zoti dëshiron të jetë shumë afër jush sepse Zoti ju do më shumë sesa mund ta doni ndonjëherë veten dhe Zoti dëshiron të jetë me ju dhe të përjetojë jetën përmes jush, të ndiejë gëzimin dhe trishtimin tuaj, të ndajë entuziazmin dhe shpresën tuaj.
Kur keni qenë ende në pritje të përgjigjes së Zotit dhe me pas ju merrni përgjigje, në një mënyrë ose tjetër, në formën e një bindjeje që vjen te ju, një ndjenje të fortë për atë që duhet të bëni, ose dëgjoni zërin e Zotit në veten tuaj , jo jashtë vetes, por gjithmonë brenda vetes, atëherë ka vetëm një gjë për të bërë…
Atëherë morët të Vërtetën, ju morët udhëzime të sigurta. Nuk krahasohet me asgjë tjetër që mund të keni menduar. Të gjitha ato që dinit mund të jenë të vërteta, por ajo që ju thotë Zoti është e VËRTETA. Ky është udhëzimi absolut dhe i qartë që ju nevojitet. Kjo do ta vendosë jetën tuaj në rrugën e duhur, çfarëdo të thotë.
Zoti kurrë nuk do t'ju kërkojë diçka që nuk mund të përballoni. Kështu që, kur merrni drejtimin e Zotit dhe ndiheni në vështirësi, dijeni me siguri se Zoti kurrë nuk ju kërkon më shumë sesa mund të menaxhoni. Ndonjëherë ajo që na thotë Zoti na duket si e pamundur për tu bërë ose për t'u kuptuar, por dijeni që Zoti do të jetë atje me ju në rrugën tuaj, nëse vetëm ju mbani lidhjen tuaj me Zotin. Zoti do t'ju ndihmojë në të gjitha vështirësitë dhe kështu do të rriteni, më shpejt nga sa mund ta imagjinonit.
Mos i shtoni përgjigjet e Zotit tek njohuritë ose mendimet që keni pasur. Ky nuk është vendi i duhur për udhëzimin e Zotit. Përgjigjet e Zotit qëndrojnë mbi gjithçka tjetër te ju. Mos mendoni për ato që ju tha Zoti, por lutuni për to, domethënë: përpiquni të kuptoni se çfarë Zoti deshiron t'ju thotë, mos u përpiqni të jepni interpretimin tuaj.
Shumë njerëz kanë frikë, zakonisht pa vetëdije, për ato që Zoti mund t'ju thotë atyre. Pastaj ata luten por në të njëjtën kohë ata mbyllin zemrën dhe mendjen e tyre. Ata luten me orë dhe ditë madje edhe vite në atë mënyrë. Ata kurrë nuk do të marrin përgjigje sepse kanë frikë për atë që mund të dëgjojnë. Kjo do të thotë që ata nuk i besojnë mjaftueshëm Zotit. Ata ndjejnë se Zoti do t'i ndëshkojë ose do t'i keqpërdorë ata. Zoti nuk është i tillë. Zoti gjithmonë dëshiron atë që është më e mira për ju dhe për të gjithë rreth jush. Ajo që Zoti ju kërkon është më e mira, edhe pse me konceptet tuaja njerëzore ju nuk mund ta kuptoni kaq thellë.
Ajo që na thotë Zoti nuk është vetëm për momentin. Është për të ardhmen tuaj më të mirë. Udhëzimet e Zotit mund të duken të vështira në situatën tuaj aktuale, por kur t'i ndiqni ato do të shihni se cdo gjë do të funksionojnë më së miri. Zoti do që ju të rriteni në dashuri dhe për këtë na duhen shumë përvoja jetësore. Ne gjithmonë kemi nevojë të shkojmë në rrugën tonë me Zotin. Njerëzit përreth jush zakonisht nuk do të kuptojnë. Ata mund të mendojnë se jeni çmendur për të shkuar në kursin që po ndiqni.
Kur merrni udhëzimin e Zotit, shkruajeni ose të paktën mbajeni gjallë në mendjen tuaj. Mos e harroni dhe mos e përzieni me mendimet tuaja. Mos jepni interpretimin tuaj, por lutuni të kuptoni më thellë se çfarë ju tha Zoti. Ju mund ta pyesni Zotin përsëri dhe përsëri se çfarë do të thoshte ajo që ju tha Zoti për aq kohë sa ju nuk i mbulonit përgjigjet e Zotit me konceptet tuaja. Ajo që Zoti ju thotë është Dashuri. Ajo që Zoti ju thotë është e VËRTETA.
Komente
- Duhet të jeni i loguar ne llogarinë e Facebook-ut që të komentoni