Rrethi i kujdesit
Underlying topic(s):
- By John Eagles, November 2, 2006.
- This page is part of an ERW course, Divine Principle, section The Triune Ideal.
- This is a translation into Albanian by Mario, from the English article The Circle of Care by John Eagles.
Një qëllim kryesor i jetës fetare është të arrijmë një lloj përsosjeje të individualitetit tonë. Njerëzit përpiqen të përsosin të gjitha llojet e aspekteve të qenies së tyre. Kur jeni sportist/e qëllimi juaj për përsosmëri mund të jetë të bëheni kampion në sportin tuaj. Kur jeni shkencëtar mund të përpiqeni të përsosni njohuritë tuaja në një fushë të caktuar.
Gjithmonë kur doni të arrini përsosmërinë e vetvetes duke ndjekur një qëllim, ju duhet unitet mendje-trup. Në varësi të çfarë lloj qëllimi keni, mendja juaj bën një plan se si ta arrini qëllimin dhe trupi juaj duhet ta ekzekutojë atë plan. Kur nuk jeni vërtet të vendosur për të arritur një qëllim, përpjekjet tuaja tashmë mund të dështojnë në fazën e mendjes, sepse duke mos pasur një qëllim të qartë ju kurrë nuk mund të arrini të bëni një plan të përshtatshëm. Kur plani është aty, trupi juaj duhet ta bëjë atë. Cdo kampion duhet të sakrifikojë shumë dhe të jetë shumë i disiplinuar, duke arritur një shkallë të lartë të unitetit mendje-trup.
Qëllimi më i lartë që mund të arrijmë në jetë është të jemi një person i dashurisë. Unë besoj se ky qëllim i dashurisë nuk është bërë nga ne; ai është injektuar në qenien tonë nga Krijuesi ynë. Zoti është dashuri dhe si objekt i Zotit, ne gjithashtu lufotjmë për dashuri.
Dashuria është një forcë e jashtëzakonshme dhe më shumë se çdo forcë tjetër, dashuria mund të bëjë që mendja dhe trupi ynë të bashkohen. Rezultati i forcës së dashurisë që shprehet në mendjen tonë dhe inkorporohet nga trupi ynë është se ne bëhemi një qenie e bashkuar. Ne bëjmë atë që duam dhe ndihemi të bashkuar me Zotin dhe tërë kozmosin. Nuk ka qëllim më të lartë për të ndjekur sesa të mësosh dhe zhvillohesh për të qenë një qenie e dashur.
Disa njerëz përpiqen për unitetin mendje-trup si qëllim në vetvete. Ata dënojnë trupin e tyre dhe e bëjnë atë të bëjë atë që duan. Ata bëjnë një plan që të zgjohen herët në mëngjes dhe të punojnë shumë gjatë gjithë ditës. Ata vendosën qëllime të larta për veten e tyre dhe shtyjnë veten dhe njerëzit përreth që t'i ndihmojnë të arrijnë atë qëllim. Ajo që ata arrijnë është disiplina e unitetit mendje-trup, por rruga e tyre mund t'i çojë ata në një lloj përsosmërie individuale të rremë. Pasi ata arrijnë një përsosmëri të tillë mund të jetë shumë e vështirë të gjejnë rrugën për një lloj uniteti mendje-trup më origjinal.
Dashuria është aq e brendshme sa është e vështirë për ta përkthyer atë në qëllime të jashtme të përcaktuara qartë. Ju mund të vendosni një qëllim për të fituar një shumë të caktuar parash, ose për të arritur fuqinë për t'u bërë personi i parë i një kombi, por nuk mund të tregoni qartë se sa dashuri dëshironi të arrini. Kjo është arsyeja pse është shumë e vështirë të shpjegohet se çfarë dua të shpjegoj.
Gjëja kryesore që mund të thuhet është të ndjekësh dashurinë. Për të shprehur dashuri dhe për të mësuar ta shprehim atë më shumë, ne mund t'i themi vetes të kujdesemi. Duke u kujdesur për të gjithë dhe gjithçka që na rrethon ne praktikojmë dashuri dhe rrisim dashurinë tonë. Dashuria nuk është diçka që thjesht na është dhënë. Dashuria është diçka që duhet të mësohet gjithashtu. Ne mësojmë të duam duke praktikuar dashurinë. Ne praktikojmë dashurinë duke u kujdesur. Ne mund t'i themi vetes të kujdesemi për botën që na rrethon.
Të gjitha qeniet në kozmos janë të lidhura. Shpirti i kozmosit, ose Zoti, është shprehur në kaq shumë qenie në kozmos. Ne nuk mund të takojmë të gjitha këto qenie, askush nuk mund të takojë të gjithë njerëzit që jetojnë në botë, por ne mund të vendosim si qellim të kujdesemi për të gjithë njerëzit që takojmë dhe të gjitha qeniet e gjalla dhe gjërat përreth nesh.
Gjithçka që ekziston është e lidhur në një rreth të madh. Të gjitha janë të lidhura me Zotin, kafshët kanë nevojë për bimë, bimët kanë nevojë për ujë dhe rrezet e diellit dhe mineralet, ne të gjithë kemi nevojë për tokën, kemi nevojë për engjëjt dhe qeniet e tjera shpirtërore që kanë jetuar shumë kohë para ardhjes sonë. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për njëri-tjetrin. Gjithçka dhe çdo gjë është e lidhur në një rreth të madh dashurie. Dashuria është ajo që lidh të gjitha entitetet në kozmos sepse gjithçka që ekziston u krijua nga dashuria e Zotit.
Ne mund të bëhemi pjesë e këtij rrethi të madh të dashurisë me një përpjekje për t'u kujdesur. Rrethi i kujdesit është rrethi i shkëlqyeshëm i të gjitha qenieve në kozmos dhe ne bashkohemi me atë rreth kujdesi duke krijuar një vendosmëri për t'u kujdesur për të gjithë njerëzit që takojmë, të kujdesemi për Zotin, të kujdesemi për Tokën, për bimët, për të gjithë kafshë, për të gjitha gjërat.
Kur ndiheni në depresion, nuk ka mënyrë më të mirë për ta kaluar se sa të filloni të kujdeseni për gjithçka që është përreth jush. Mos harroni të kujdeseni për veten tuaj. Nuk ka nevojë të jetë egoist për ta bërë atë. Kur jeni prind, ju dëshironi që fëmijët tuaj të kujdesen mirë për veten e tyre. Në të njëjtën mënyrë, Zoti dhe të gjithë ata që na duan ne duan që të kujdesemi mirë për veten tonë. Kujdesuni për trupin tuaj, kujdesuni për shtëpinë tuaj, kujdesuni për rrobat tuaja, kujdesuni për miqtë tuaj ... dhe bashkohuni me Rrethin e Kujdesit. Është mënyra më e mirë për të përsosur veten tone dhe për të arritur shkallën më të lartë të unitetit brenda vetes.