Seminar Besimi:Themeli i Besimit
- This is section 3 of the Seminar Faith. Comments or questions are appreciated. You can also write to John Eagles.
- This is a translation into Albanian by Mario, from the English article Seminar Faith:The Foundation of Faith by John Eagles.
Besimi është ndërtuar si themel
Dhe është gjithashtu dhurimi i Zotit
Është me të vërtetë çështje bashkëpunimi
Lindur nga aspirata e Zotit dhe e jona
Ndërtohet me kalimin e kohës
Nga rima jonë e brendshme
Një rritje në betejën kundër krimit
Besimi do të thotë unë jam
Besimi është të krijosh besnikëri
Të kapërcesh pluhurin e engjëjve
Të largohesh nga ajo që është e padrejtë
Në udhëtimin e dëshirës së përjetshme për të udhëtuar
Themeli i besimit
A nuk është një gjë qesharake që kur flasim për besimin, që është një nga cilësitë më të brendshme që njeriu ka, ne gjithashtu flasim për 'themelin'? E megjithatë, është shumë e vërtetë dhe domethënëse të dimë se besimi në veten tonë mund të ndërtohet njesoj si në ndërtimin e një themeli, për shembull për një shtëpi ose një organizatë.
Besimi është ndërtuar i ngjashëm me themelet e ndërtimit dhe kur ne kemi besim, kjo gjithashtu funksionon si një themel për të ndodhinë e ngjarjeve kuptimplote dhe si një themel që njerëzit e tjerë të fitojnë më shumë besim.
E gjithë struktura e universit, për gjëra të vogla dhe ato gjigande, është ndërtuar si struktura në të cilat një krijim shërben si bazë për krijime të tjera më të përparuara. Pa grimcat më të vogla, atomet nuk mund të ekzistonin. Atomet ndërtojnë molekula organike komplekse. Nga masa të mëdha atomesh dhe energjie u formuan yjet dhe planetët. Bimët dhe pemët rriten në themelet që toka u jep atyre.
Themel mbi themel
Ndërtimi i besimit bëhet gjithashtu duke vendosur themel mbi themel. Ky është një realitet shpresëdhënës pasi garanton që përpjekjet tona të së kaluarës për të fituar besimi nuk ishin të kota, se ne mund të qëndrojmë në themelet e besimit që ndërtuan paraardhësit tanë, që ne mund të vazhdojmë të zgjerojmë besimin tonë përgjatë gjithë jetës sonë dhe edhe pas saj në botën shpirtërore.
Që besimi ndërtohet si themel mbi themel do të thotë gjithashtu se besimi mund të shkatërrohet kur themelet e besimit rrënohen. Themeli i besimit mbi të cilin qëndrojmë është gjithashtu themeli për gjithçka që u ndërtua në shoqëritë njerëzore. Nëse themeli i besimit për një kulturë do të rrëzohej, një kulturë e tillë është e dënuar të dështojë.
Rënia e njeriut, siç përshkruhet për shembull në Librin e Zanafillës, na tregon për prishjen e një kulture fillestare. Rënia e njeriut ishte së pari rënia e besimit në Zot. Prandaj, në historinë e restaurimit, detyra e parë që u jepet figurave qendrore nën Zotin është të rindërtojë një themel besimi.
Ashtu si themeli i besimit në Zot është baza për një botë ideale nën Zot, ashtu edhe për kulturat e rëna dhe të këqija janë bërë themelet e besimit. Zakonisht themeli i besimit të një kulture të rënë ose të keqe ishte një themel besimi në idhujt dhe hyjnitë pagane. Për shkak se figurat qendrore në kultura të tilla besonin në hyjnitë e tyre, kulturat dhe tradita të forta mund të vendoseshin.
Sidoqoftë, këtu flasim për një themel besimi në Zot. Ne dëshirojmë të ndërtojmë një kulturë dhe traditë që ka në qendër Zotin dhe idealin e Zotit.
Themeli i brendshëm i besimit në Zot
Cila është përbërja qendrore e një themeli besimi të përqendruar te Zoti? Nuk mund të matet me instrumente të jashtëm, sepse themeli i besimit është një themel i brendshëm. Themeli i besimit është themeli i besimit te Zoti. Duke qënë se në botë ka shumë forma mosbesimi në Zot dhe shumë shprehje dhe ideologji të besimit te perënditë e rreme, besimi në Zot duhet të testohet në një mjedis armiqësor
Ashtu si themeli i një shtëpie duhet të jetë mjaft i fortë që e gjithë ndërtesa të qëndrojë në këmbë, në të njëjtën menyrë një themel besimi duhet të provohet dhe të jetë i fortë sa duhet për jetën e individëve, grupeve dhe shoqërive për të ndërtuar një botë të përqendruar te Zoti.
Baza e besimit është besimi te Zoti. Besimi në Zot është pjesa jonë e përgjegjësisë për të ndërtuar një themel besimi. Zoti gjithashtu ka një rol në ndërtimin e themeleve të besimit. Roli i Zotit është që Zoti gjithmonë i jep dashuri dhe ndihmë secilit person që beson në Zot dhe që është i gatshëm të shkojë një kurs për të shprehur dashurinë e Zotit dhe për të përmbushur idealet e Zotit.
Besimi ynë te Zoti rritet kur fillojmë t'i përgjigjen dashurisë së Zotit. Dashuria e Zotit është që të na udhëheqë në jetë. Kur besojmë në udhëzimet e Zotit dhe kur praktikojmë një jetë sipas kësaj, besimi ynë në Zot mund të rritet. Duke iu bindur vullnetit të Zotit, jeta jonë dhe gjithçka që bëjmë behen ofrime per Zotin. Bazuar në ofrime të përmbushura, Zoti mund të na tregojë dhe të na japë më shumë.
Është përgjegjësia jonë t'i përgjigjemi dashurisë që Zoti na jep. Duke i besuar Zotit, duke sjellë në praktikë udhëzimin e Zotit, ne fillojmë të ndërtojmë idealin e parashikuar nga Zoti. Kjo është një marrëdhënie besimi dhe dashurie që zhvillohet midis Zotit dhe njeriut. Ndëkohë që njeriu krijon më shumë besim tek Zoti, Zoti mund të ketë më shumë besim tek ne.
Ajo që ne fitojmë duke i ofruar jetën tonë Zotit është që ne rritemi në besim dhe gjithashtu në përvojë të jemi në gjendje të ndërtojmë një botë nën Zotin. Fillimi i kësaj gjithmonë është që ne vetë të bëhemi njerëz të besueshëm dhe të dashur nga Zoti. Asnjë themel besimi për një grup më të madh nuk mund të ndërtohet pa individë që kanë besim të thellë në Zot.
Themeli i besimit zgjerohet nga individual, në familje, në fisnor, kombëtar dhe përfundimisht në botë dhe nivele kozmik. Në secilën nga këto nivele ekziston një figurë qendrore nën Zotin përgjegjës për këto nivele. Ajo figurë qendrore nuk mund të ndërtojë besim të mjaftueshëm nga vetja e tij ose saj për të realizuar idealet e Zotit për këtë nivel më të madh. Gjithmonë themeli i besimit i fituar nga një individ duhet të zgjerohet te individët e tjerë, të cilët bashkohen me figurën qendrore të besimit. Si i tillë, themeli i besimit për një grup më të madh është puna e shumë njerëzve të besimit.
Detyra
- Detyrat janë veprimtari fakultative që mund të ndihmojnë të arrish një kuptim më të thellë të temës të ketij seksioni të seminarit.
- Studioni historinë e një kulture që ju mendoni se është e mirë ose relativisht e mirë, dhe përpiquni të ndiqni nga kush dhe si u krijua dhe u zhvillua baza e besimit për këtë kulturë.
- Bëni të njëjtën gjë me një kulturë për të cilën mendoni se ishte e keqe.
- Bëni këtë edhe për jetën tuaj.
- Mundohuni të përshkruani me fjalët tuaja se çfarë është në të vërtetë një themel besimi.
Për lexim të mëtejshëm
- Artikuj të tjerë në ERW që kanë të bëjnë me përmbajtjen e këtij seksioni të seminarit.
- The Four-Position Foundation - for children (video)
- The growth of a foundation and the element of time
Çfarë duhet të mbash mend
- Besimi është i ngjashëm me themelet e ndërtimit.
- E gjithë struktura e universit, për gjërat e vogla si dhe për to gjigandet , është ndërtuar si struktura në të cilat një krijim shërben si themel për krijime të tjera më të përparuara.
- Ndërtimi i besimit bëhet gjithashtu duke vendosur themel mbi themel.
- Themeli i besimit mbi të cilin qëndrojmë është gjithashtu themeli për gjithçka që është ndërtuar në shoqëritë njerëzore.
- Themeli i besimit të një kulture të rënë ose të keqe ishte një themel besimi në idhujt dhe hyjnitë pagane.
- Themeli i besimit është themeli i besimit te Zoti.
- Besimi në Zot duhet të testohet në një mjedis armiqësor.
- Një themel besimi ndërtohet duke i ofruar jetën tonë Zotit. Kështu ne bëhemi njerëz të besueshëm dhe të dashur nga Zoti.
- Themeli i besimit zgjerohet nga individual, në familjar, në fisnor, kombëtar dhe përfundimisht në botë dhe nivelet kozmik.
Kthehu mbrapa
- Seminar Faith për të shkuar në seksionet e tjera të ketij seminar.
- Seminar Besimi: Figura qendrore e besimit për të shkuar në pjesën e mëparshme të këtij seminari.
Seksioni tjetër
Komente
- You need to be logged into your Facebook account to post comments