Seminar Besimi: Figura qendrore e besimit

From eagle-rock.org
Zoti gjithashtu zgjedh figurat qendrore të besimit që kanë një mision që shkon përtej atij personalit. Të tilla figura qendrore të besimit mund të krijojnë një themel besimi që ndihmon shumë të tjerë të kenë besim më të thellë në Zot .
This is section 2 of the Seminar Faith. Comments or questions are appreciated. You can also write to John Eagles.
This is a translation into Albanian by Mario, from the English article Seminar Faith:The central figure of faith by John Eagles.

Disa njerëz mendojnë se nuk janë asgjë ... Disa njerëz mendojnë se janë gjithçka ... Disa njerëz angazhohen në brohoritje ... Dhe disa njerëz shkojnë për t'u lutur ... Por për Zotin ju jeni gjëja e vërtetë ... Ju jeni në qendër, jo në të djathtë - dhe jo në krahun e majtë ... Ju jeni gjëja kryesore dhe ajo që e bën Zotin të këndojë...

Figura qendrore e besimit

Nga pikëpamja që dëshiron të afrohesh me Zotin, ti gjithmonë je figura qendrore e besimit. Unë jam figura qendrore e besimit, ti je figurë qendrore e besimit, të gjithë mund të jenë një figurë qendrore e besimit.

Ti behesh figurë qendrore e besimit kur ke përkushtim dhe vendosmëri për t'i shërbyer Zotit dhe njerëzimit dhe dëshirën për të zhvilluar veten si një fëmijë i Zotit.

Sigurisht, Zoti gjithashtu zgjedh figurat qendrore të besimit që kanë një mision që shkon përtej atij personalit. Të tilla figura qendrore të besimit mund të krijojnë një themel besimi që ndihmon shumë të tjerë të kenë besim më të thellë në Zot. Zoti mund të zgjedhë një figurë qendrore besimi në nivelin individual, ose në nivel familjar, nivel fisnor, nivel kombëtar, nivel botëror, nivel kozmik. Kur Zoti dëshiron që ju të jeni figurë qendrore e besimit në një nivel më të gjerë, besimi juaj mund të krijojë një themel për shumë të tjerë që të kenë gjithashtu besim më të thellë në Zot.

Marrëdhënia me Zotin

Figura qendrore e besimit është së pari përgjegjës te krijojë një marrëdhënie të mirë me Zotin. Kjo bëhet duke përmbushur detyrat e dhëna nga Zoti dhe duke i ofruar Zotit përmbushjen e këtyre detyrave. Me kalimin e kohës, nga figura qendrore e besimit ndërtohet një themel. Në rast se një person është një figurë qendrore e besimit për një grup më të madh njerëzish, themeli i tij ose i saj i besimit mund të shërbejë gjithashtu për të rritur besimin e shumë të tjerëve. Një figurë qendrore e besimit mund të hapë rrugë të reja dhe të ngrejë, për shembull, një komb të tërë për të bërë më mirë dhe për t'u frymëzuar më shumë për të bërë vullnetin e Zotit.

Marrëdhënia me të tjerët

Figura qendrore e besimit është gjithashtu përgjegjëse për të kaluar besimin e tij ose të saj te të tjerët. Besimi që është vetëm një çështje mes Zotit dhe një personi nuk mund të konsiderohet si besim origjinal. Zoti dëshiron gjithmonë që t'ua kalojmë të tjerëve atë që kemi arritur dhe marrë. Zoti mund të japë bekime bazuar në jetesën në besim të një personi. Këto bekime nuk janë vetëm për figurën qendrore të besimit. Këto bekime janë dhënë për tu kaluar te të tjerët.

Kur një figurë qendrore e besimit zgjidhet nga Zoti, zakonisht për këtë gjë është vendosur një themel nga paraardhësit. Asnjë person nuk qëndron vetëm në themelin e vet. Ne gjithmonë jemi produkt i investimeve të mira të brendshme të bëra nga të tjerët. Një figurë qendrore e besimit ndërton më tej themelin e besimit që ishte krijuar nga paraardhësit dhe ish-figurat qendrore të besimit.

Një figurë qendrore e besimit gjithashtu jeton së bashku me figura të tjera qendrore të besimit. Disa nga figurat e tjera qendrore të besimit mund të kenë misione më qendrore dhe me më shume përgjegjësi. Në këto raste është e rëndësishme që figura qendrore e besimit të bashkohet me këto figura të tjera qendrore të besimit. Gjithashtu kur je figurë qendrore e besimit përgjegjës për një grup më të madh, duhet të bashkohesh me figurat qendrore të besimit të cilët janë përgjegjës për grupe të tjera ose më të vogla.

Një person mund të ketë zhvilluar besim në një mënyrë të veçantë, lidhur me misionin e tij ose të saj. Për shembull, një person përgjegjës në fushën fetare do të zhvillojë një lloj besimi të ndryshëm nga personi përgjegjës në fushën shkencore. Këto figura qendrore të besimit mund të ndihmojnë njëri-tjetrin për të zhvilluar besim më përfshirës duke u bashkuar me njëri-tjetrin.

Të trashëgoj nga besimi që të tjerët kanë në Zot është një detyrë e rëndësishme për çdo figurë qendrore të besimit. Mendoni nga këndvështrimi i Zotit. Nëse Zoti ka bërë shumë përpjekje për t'i mësuar diçka një personi dhe diçka tjetër një person tjetër, a nuk do të priste Zoti që këta dy njerëz të ndanin me njëri-tjetrin? Dhe nëse Zoti ka punuar gjatë dhe me zell në histori për të futur besim tek disa individë, a nuk do të deshironte Zoti që njerëzit që do të jetonin më vonë të trashëgonin nga besimi i paraardhësve të tyre?

Zoti zgjedh gjithmonë figura të reja qendrore të besimit, por çdo figurë e re qendrore e besimit qëndron në themelin e besimit të atyre që kanë jetuar më herët, madje edhe të besimit të bashkëkohësve. Besimi është një cilësi magjike. Ai te perket ty dhe prapë ti e ndan me të tjerët. Besimi përshkon kozmosin dhe ndikon te të gjithë. Besimi yt nuk është kurrë vetëm besimi 'yt'. Besimi yt gjithmonë është së paku pjesërisht një dhuratë që keni marrë nga të tjerët.

Zoti figura e parë qendrore e besimit

Figura e parë qendrore e besimit në të gjithë kozmosin është Zoti.

Është besimi i Zotit, besimi i Zotit te ne, qeniet njerëzore, fëmijët e Zotit, që lëviz gjithçka. Prandaj, besimi nuk mund të ekzistojë pa pasur një marrëdhënie të thellë dashurie me Zotin Krijuesin.


Earth Drum Sacred Spirit, this is a temporary file, will be replaced by a podcast:


Detyra

Detyrat janë veprimtari fakultative që mund të ndihmojnë të arrish një kuptim më të thellë të temës të ketij seksioni të seminarit.
  1. Kanë ekzistuar shumë figura qendrore të besimit në histori. Zgjidhni një ose më shumë që ju pëlqen dhe studioni jetën e tyre. Përpiquni të gjeni se çfarë i bëri ata figura qendrore të besimit.
  2. Për jetën tuaj, përpiquni të zbuloni kur keni qenë të fortë në besim dhe kur të dobët, dhe lutuni për të gjetur se çfarë ka shkaktuar një nga këto.
  3. Disa njerëz kanë besim të fortë dhe mund të tërheqin dhe ndikojnë shumë njerëz, por këta njerëz nuk përqendrohen te Zoti dhe mirësia. Bëni të qartë për veten tuaj ngjashmëritë dhe dallimet midis këtyre njerëzve dhe figurave të vërteta qendrore të Zotit.

Për lexim të mëtejshëm

Artikuj të tjerë në ERW që kanë të bëjnë me përmbajtjen e këtij seksioni të seminarit..

Çfarë duhet të mbash mend

  1. Ti vet je figura qendrore e besimit
  2. Perkushtimi yt për ti shërbyer Zotit dhe njerëzimit është c'ka të bën ty një figurë qendrore të besimit
  3. Disa figura qendrore të besimit kanë një mision përtej nivelit personal
  4. Figurat qendrore të besimit ekzistojnë nga nivelet individuale në ato fisnore, kombëtare, botërore dhe kozmike
  5. Figura qendrore e besimit ështe së pari përgjegjëse të krijojë një marrëdhënie të mirë me Zotin.
  6. Figura qendrore e besimit është gjithashtu pergjegjes të kaloj besimin e tij ose të saj te të tjeret
  7. Një figurë qendrore e besimit ndërton më tej mbi themelin e besimit që është krijuar nga paraardhesit dhe ish-figura qendrore të besimit
  8. Një figurë qendrore e besimit duhet të bashkohet me figura qendrore bashkëkohore që janë pergjegjës për grupe të tjera.
  9. Figura e parë qendrore e besimit në të gjithë kozmosin është Zoti

Kthehu mbrapa

Seksioni tjetër

Komente