Seminar Besimi:Hyrja
- This is section 1 of the Seminar Faith. Comments or questions are appreciated. You can also write to John Eagles.
- This is a translation into Albanian by Mario, from the English article Seminar Faith:Introduction by John Eagles.
Bërthama e ekzistencës sonë
Është besimi që ne kemi në Zot
Na siguron mbijetesën
Fuqizohet me një bastun.
Hyrja
Besimi im, besimi yt, së pari kjo nuk është diçka për ty ose mua. Besimi ynë ështe së pari i rëndesishëm për Zotin.
Besimi, besimi origjinal, besimi i vërtet, gjithmonë do të thotë besim në Zot. Zoti krijoi këtë univers me idealet më të bukura dhe pritshmëritë më të larta. Pritshmëritë e Zotit gjenden te femijet e Zotit. Pritshmërite e Zotit gjenden te ty dhe te mua. Siguria dhe besimi i Zotit gjenden te ty dhe mua. Shpresa e Zotit është që ne të jetojmë për të kuptuar idealin madhështor të Zotit.
Si mundet Zoti ta realizoj idealin madhështor te tij? Është vetëm nëpermjet nesh, secilit prej nesh, që jemi fëmijët e Zotit. Zoti nuk e krijoi këtë ideal për veten e tij ose veten e saj. Zoti e krijoi idealin e Zotit për secilin prej nesh. Zoti do që ne të jemi gjithmonë të lumtur dhe të përjetojmë vetëm gëzim dhe entuziazëm në cdo sekondë të jetës sonë. Besimi, besimi im, besimi yt, është të besojmë në këtë ideal më të lartin prej te lartëve, idealin që Zoti imagjinoj dhe krijoi përpara se Zoti të na krijonte.
Besimi në thelb është që ne besojmë se Zoti na do, që Zoti më do mua, që Zoti te do ty. Kur une shikoj në pasqyrë, unë shikoj veten time, një person unik të dashur nga Zoti. Kur unë të takoj ty, unë takoj një tjetër qënie njerëzore unike, të dashur nga Zoti, i krijuar për të qënë pjesë e idealit suprem të Zotit, bota e dashurisë dhe harmonisë midis të gjitha qënieve të krijuara.
Si mund të kemi besim në Zot, dhe si mund të besojmë që Zoti na do, që Zoti të do ty, që Zoti i do të gjthë? Ky besim në Zot është diçka që është rrënjosur thellë në zemrat tona dhe në gjthë qënien tonë. Besimi në këtë kuptim është ofrimi i Zotit për ne. Nuk është diçka që ne jemi në gjëndje ta bëjmë vet. Besimi në Zot është diçka që tashmë çdo person mban në zemër.
Kështu që të gjesh besim në Zot do të thotë të përpiqesh në një rrugë zbulimi thellë në zemrën tënde. Më vonë në këtë seminar do të shpjegohen më shumë detaje teknike rreth ndërtimit të një themeli të besimit. Por mos harroni që teknikat e fitimit të besimit ne Zot, edhe pse të nevojshme, nuk janë thelbi i besimit. Thelbi i besimit është në zemrën tënde, të është dhënë nga Zoti Krijuesi yt.
Detyra
- Detyrat janë veprimtari fakultative që mund të ndihmojnë të arrish një kuptim më të thellë të temës të ketij seksioni të seminarit.
- Shpenzo kohe në lutje të analizosh gjendjen e besimit tënd. A ke besim në Zot, apo ndoshta ke mungesë besimi ose besim të përqendruar në një fe ose në njerëz sesa tek Zoti?
- Mendo për jetën tënde të shkuar dhe gjej kur ishin momentet në të cilat ke pasur besim të fortë në Zot dhe kur besimi yt po humbiste. Mundohu të gjesh arsye për këtë.
- Kalo disa kohë në natyrë që të bëhesh i vetëdijshëm për bukurinë dhe dashurinë që ndodhet në gjithë krijimin e Zotit.
Për lexim të mëtejshëm
- Artikuj të tjerë në ERW që janë të lidhur me përmbajtjen e ketij seksioni të seminarit.
Çfarë duhet të mbani mend
- Besimi yne është në rradhë të parë i rëndësishëm për Zotin
- Besimi origjinal gjithmonë do të thotë besim në Zot
- Besimi është që ne pranojmë Krijuesin e gjithëckaje që është e mire dhe e kënaqshme
- Zoti mund të realizoj idealin madheshtor të Zotit vetëm nëpërmjet teje dhe meje
- Ideali suprem i Zotit është një botë e dashurisë dhe harmonisë midis të gjitha qënieve të krijuara
- Besimi nuk është dicka që ne mund të krijojmë vet, sepse besimi iu dha secilit prej nesh si një dhuratë e madhe e dashurisë
- Besimi në Zot do të thotë të përpiqesh në një rrugë zbulimi thellë në zemrën tënde
Kthehu Mbrapa
- Seminar Faith to go to the other sections of this seminar.