Të ftosh hyjnoren në jetën tënde
Underlying topic(s):
- By John Eagles, August 16, 2006.
This page is part of an ERW course, Divine Principle. - This is a translation into Albanian by Mario, from the English article Inviting the Divine into your life by John Eagles.'
- Kjo hyrje mund të lexohet si një vazhdimësi e How to find deeper truth
Në botën tonë të lufutar ne vazhdojmë të pyesim pse është aq e errët rreth nesh dhe aq larg larg shkëndijave hyjnore që ne i njohim në zemrat tona dhe zemrat e shumë të tjerëve. Ne kemi një dëshirë për një ideal të mirësisë në të cilin njerëzit e duan njëri-tjetrin, por këto dëshira ideale tashmë bien ndesh me dëshirat më materiale që gjithashtu mund të gjenden në zemrat tona. Bota në përgjithësi nuk është gjë tjetër veçse një shprehje e kundërshtive që mund të gjenden në zemrat e të gjithë njerëzve. Disa njerëz me sa duket qëndrojnë më shumë në anën e mirësisë ndërsa të tjerët priren më shumë të dëmtojnë të tjerët. Sidoqoftë dallimi është relativ.
Për shkak se problemi nuk është vetëm në botën e jashtme, ai gjithashtu nuk mund të zgjidhet ekskluzivisht atje. Pika e fillimit nuk duhet të jetë aspak në botën e jashtme. Për të bërë një botë më të mirë, njerëzit duhet të fillojnë brenda jetës së tyre, te punojnë për ndryshime brenda zemrave dhe mendjeve të tyre. Sapo të arrihet diçka atje, mirësia e fituar atje mund të zgjerohet në botën e jashtme. Të gjitha fetë filluan me përqëndrimin në ndryshimin e personit nga brenda. Kur shikojmë gjendjen e përgjithshme të feve sot, shohim se këto fe zakonisht kanë dështuar në atë plan.
Kjo nuk do të thotë se të gjitha religjonet janë plotësisht të këqija. Sidomos kur studiojmë parimet e shumë feve, ne mund të njohim qëllimet e mira. Por shumë fe kanë rënë nën kontrollin e forcave që nuk përputhen me qëllimin origjinal të këtyre feve.
Prandaj, duhet të kthehemi në rrënjët e parimeve fetare, duke gjetur përsëri atë që duhet të zbatojmë para së gjithash për veten tonë. Nuk Feja nuk ka kuptim nëse nuk e praktikoni fillimisht vetë.
Në këtë seri të shkurtër të blogjeve fillimisht kemi parë që besimi ndërtohet duke dhuruar dashuri. Dashuria është mjaft e pakuptimtë kur nuk praktikohet. Ne praktikojmë dashurinë duke dhënë. Në fe, një dhurim i tillë quhet ofertë kur dashuria përqendrohet te Zoti. Kur ne përmbushim së dhëni në një mënyrë të mirë, Krijuesit dhe njerëzve të tjerë, atëherë hapim zemrat tona për më shumë të vërteta. Duke fituar më shumë të vërtetë, ne kuptojmë më mirë si të jetojmë dhe të tejkalojmë vështirësitë.
Të përmbushësh ofrimin e dashurisë që i jepet Zotit quhet Themel i Besimit (TIB). Besimi dhe dashuria ndërtohen me kalimin e kohës. Ne e rrisim besimin tonë duke bërë mirë.
Besimi në mirësi, ose të paturi një lidhje të mirë me Zotin është i pakuptimtë kur nuk ia kalojmë dashurinë të tjerëve. Kur ne përmbushim duke e bërë këtë, kur ju ose une bashkohemi me një person tjetër të përqëndruar në idealet më të larta, dashuria dhe besimi ynë janë bërë substancial dhe ne kemi bërë atë që quhet Themeli i Substancës (TIS).
Ende ka një hap tjetër që duhet bërë. Kur dy njerëz janë të bashkuar në dashuri të mirë, ata duhet ta mbrojnë atë dashuri. Supozoni se këta njerëz janë të bashkuar në dashuri, por ata nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë një dhome ku të vendosin objektet e shenjta. Përreth tyre, si në botën fizike ashtu edhe në botën shpirtërore ka qenie që duan të shkatërrojnë dashurinë dhe bashkimin e tyre të mirë. Dashuria dhe bashkimi i mirë duhet të shprehen në mjedisin e tyre, për shembull duke ndërtuar një shtëpi që mbrohet nga pushtimet agresive të atyre që mund të dëmtojnë atë dashuri dhe besim.
Një shtëpi e tillë quhet tempull. Të gjitha fetë ndërtojnë tempuj. Ndonjëherë tempujt kanë një emër të ndryshëm, për shembull në krishterim ato zakonisht quhen kisha dhe në Islam ato quhen xhami. Tempujt janë vende adhurimi por ato duhet të jenë shumë më tepër se kaq. Gjithashtu, tempujt nuk duhet të ndërtohen vetëm nga organizata më të mëdha në religjone, ato gjithashtu duhet të ndërtohen nga secili prej nesh, në shtëpitë tona, edhe kur ruani vetëm një dhomë në shtëpinë tuaj per atë.
Kur dy ose më shumë njerëz bashkohen në dashuri duke u përqëndruar në hyjnoren, hapi tjetër i tyre është të ndërtojnë dhe kontrollojnë një vend ku Zoti mund të ftohet. Në thelb ky është një vend i mbrojtur. Kuptimi është kryesisht shpirtëror. Do të thotë që në atë tempull lejohen të hyjnë vetëm shpirtrat të cilët janë të bashkuar me njerëzit që ndërtojnë tempullin.
Dy ose më shumë njerëz që ndërtojnë një themel të tillë, një vend të tillë ku Krijuesi është i mirëpritur, quhet Themeli për të ndjekur Zotin (TNZ). TNZ është gjithashtu themeli për të pritur Zotin. Zoti mund të vijë kur dy njerëz bashkohen në dashuri duke u përqëndruar në idealet hyjnore dhe kur ata e shprehin këtë themel dashurie në një vend adhurimi.
Themeli për të ndjekur Zotin është gjithashtu një ftesë që Zoti të vijë dhe të japë bekime dashurie dhe kuptueshmëri. Këtu është përdorur fjala 'ndjek ’për të theksuar jo vetëm që ne duhet të ndjekim udhëzimet e Krijuesit në gjithçka që bëjmë, por edhe që pa bërë një themel të tillë besimi ynë do të varet në ajër.
Një tempull i tillë shërben gjithashtu për të ftuar njerëz të tjerë të mësojnë për Zotin. Zakonisht tempujt kanë funksionin që besimtarët mund t'i ofrojnë atje Zotit. Fatkeqësisht, shumica e tempujve janë tempuj të rremë. Shpirti i Zotit nuk është në tempuj të tillë dhe kur ofroni atje diçka, ofrimi juaj nuk shkon te Zoti, por i shkon mbajtësit të tempullit.
Shumë prej nesh praktikojnë të kenë një tempull të tillë në një lloj mënyre. Në shtëpinë tuaj ju mund të digjni temjan, që në të vërtetë është një ofertë arome. Ju përgatisni ushqim në shtëpinë tuaj. E kuptuar drejtë përgatitja e tillë e ushqimit është një ofertë e gjërave të krijimit. Në një tempull janë altarët që janë vendet ku sillen ofrimet. Ka altar ku ofrohet e vërteta, për shembull një tavolinë në të cilën lexoni libra të së vërtetës ose një kabinet ku mbani libra të tillë.
Do të më duhet të shpjegoj shumë më tepër për ofrimet në publikimet e ardhshme. Ofrimet tradicionalisht duhet të ndahen. Kjo do të thotë, për shembull për aromat, që ju digjni temjan në një dhomë të shenjtë dhe lini erërat e këqija të jashtëqitjes në një tualet. Por një tualet dhe një banjë janë gjithashtu altarë, janë altarë mbi të cilët ofroni flijime pastrimi. Kur përgatitni ushqim, e ndani në atë që është e mirë dhe çfarë është mbeturina. Nëse nuk e bëni mirë, mund të sëmureni.
Feja fillon në zemrën tuaj, në dashurinë tuaj për Zotin. Ju i jepni Zotit ofrimet tuaja të dashurisë dhe ndërtoni një Themel Besimi. Pastaj ju përhapni dashurinë tuaj të mirë tek të tjerët dhe kjo e bën besimin tuaj më substancial, ju ndërtoni një Themel Substance. Atëherë, duke e bërë të njëjten gjë me më shumë njerëz, ju ndërtoni një tempull që është i shenjtë dhe ku ftoni Zotin. Bërja e kësaj quhet Themel për të ftuar Zotin, ose Themeli për të marrë Zotin ose Themeli për të ndjekur Zotin.
Ky artikull është pjesë e një serie prej 4
- Your own contribution to your own resurrection
- Substantiating your faith
- How to find deeper truth
- Inviting the Divine into your life
Kjo faqe në gjuhë të tjera